Ju prezantojmë verzionin e dytë

 

Pas sukseseve dhe komenteve pozitive që mori logo.al, ne e pamë të arsyeshme që ta bëjmë një hulumtim të webfaqes se çka duhet të ketë dhe çka jo. Qëllimet kryesore të këtyre ndryshimeve në webfaqe ishin lehtësimi i vendosjes së logove, kategorizimi i drejtë i logove, dhe ndërveprimi i vizitorit me webfaqen duke shtuar module si blogun, sondazhet dhe top kontributorët e logove.

Renditja e logove është ndryshuar krejtësisht që mundëson shfletimin dhe shkarkimin e shpejtë të logove direkt nga ballina e webfaqes pa pasur nevojë të hyni nëpër faqe të tjera, kërkimi i logove është shumë më i lehtë duke qenë se tani pjesa për kërkim ka vendin kyç në webfaqe, për ta shpejtuar kërkimin dhe për ta bërë më të lehtë i kemi shtuar edhe sugjerimet e logove përderisa jeni duke kërkuar.

Web dizajni i faqes është i thjeshtë dhe clean*, i ndërtuar me standardet më të reja të webit HTML5  dhe CSS3.

Dëshironi të shfletoni logo.al nga telefoni juaj mobil apo nga tableti?

Tani është shumë më e lehtë pasiqë webfaqja është ndërtuar si strukturë responsive që nënkupton përshtatjen e webfaqes në çdo madhësi të çdo ekranit (telefon, tablet apo    ekran i kompjuterit).

Ngarko Logo

Ngarkimi i logove është thjeshtësuar në mënyrë që të jetë sa më e lehtë dhe atraktive ngarkimi i logove, për ta ngarkuar një logo duhet të klikoni në butonin Ngarko Logo ose tërhiqni (drag & drop) disa logo për ti ngarkuar në të njejtën kohë, formatet e logove që lejohen për ngarkim janë EPS, CDR dhe AI. 

Pasi të ngarkohet logoja i keni disa fusha të cilat mund të plotësoni ose mund të mbeten të zbrazëta nëse nuk keni informacionet e duhura për momentin kështu që mund ti tejkaloni për momentin.

Blogu

Në verzionin e ri të faqes kemi shtuar blogun, blogu (lloj platforme e ditarit elektronik) do të ketë shkrime të ndryshme rreth fushës së brendeve, këshilla dhe opinione nga njerëz profesionist të kësaj fushe.

 

Kyçja


Duke qenë se numri më i madh i vizitorëve te faqja jonë vjen edhe nga rrjetet sociale si Facebook, ne në verzionin e ri të webfaqes kemi mundësuar çasjen në webfaqe me llogarinë tuaj në Facebook, ndërsa për ata që nuk keni llogari në Facebook mund të krijojnë profilin e tyre përmes regjistrimit në webfaqen tonë i cili është shumë i thjeshtë dhe i lehtë.

 

Kategoritë

Ndër karakteristikat e tjera të webfaqes është edhe kategorizimi i logove përmes shtetit dhe kategorisë së bizneseve, duke mundësuar kështu që secila kompani apo secili brend të ketë profilin e tij me të dhënat dhe lokacionin e tyre në hartë, kjo gjithashtu krijon një rrjet të brendeve shqiptare dhe atyre ndërkombëtare.

 

 

Top Kontributorët

Përparësi të madhe tani kanë edhe kontributorët e faqes, ata të cilët janë më së shumti aktiv në webfaqe duke ngarkuar logo do të vendosen në pjesn e faqes ku janë top kontributorët duke u promovuar me emrin e tyre apo emrin e kompanisë përmes logo.al.

 

Sondazhi

Modul tjetër i ri në webfaqe është edhe sondazhi (anketa) për brendet shqiptare, çdo mauj do të ketë nga një sondazh të ri ku mund të votoni për brendet që pëlqeni në kategorinë e caktuar.

Shkrime Blogu

Ju prezantojmë verzionin e dytë

29 gusht blogimazhi
  Pas sukseseve dhe komenteve pozitive që mori logo.al, ne e pamë të arsyeshme që ta bëjmë një hulumtim të webfaqes se çka duhet të...

Top Kontributorët

195 Pr Solutions www.pr-solutions.com
174 albulena www.trokit.com
159 radle
32 Petrit Shala www.graphsix.com
27 AceDroid commons.wikimedia.org/wiki/user:AceDouble
18 Alban Gerguri www.trokit.com

Sondazh

Brendi me i mire ne industrine e Telekomunikacionit ne Kosove

Duke u ngarkuar...

Kyçja

Informatat e kyçjes nuk janë të sakta!