Oda Ekonomike e Kosovë – OEK

Kompania: Oda Ekonomike e Kosovë – OEK
Telefoni: +381 (0) 38 224 299
Emaili: info@oek-kcc.org
Kategoria:
Vendi:
Kontributori: Oda Ekonomike e Kosovës
Shkarko (EPS)

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) është organizatë profesionale e themeluar në vititn 1962 nga Kuvendi i Kosovës.

Oda Ekonomike e Kosovës është institucion në shërbim të ekonomisë kosovare, partner konstruktiv i institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës, partner në dialogun social si dhe promotor i zhvillimit ekonomik dhe politikave të mira makroekonomike.

OEK-u është organizatë profesionale, e pavarur, jopolitike dhe jo-fitimprurëse. Është përfaqësuese legjitime e interesave të komunitetit të biznesit në Kosovë.Oda Ekonomike e Kosovës ka një histori të bujshme si dhe gëzon identitetin e një institucioni modern i cili me fleksibilitetin e tij kontribuon në zhvillimin e ndërmarrjeve, dhe me profesionalizmin dhe vendosmërinë e saj kontribuon në përafrimin e biznesit kosovar dhe shoqerisë kosovare me vlerat evropiane.

Oda Ekonomike e Kosovës është burim i besueshëm i informatave për ndërmarrjet kosovare si dhe për ndërlidhjen me partner ndërkombetar, analizon gjendjen ekonomike të Kosovës dhe aktivisht propozon forma të reja dhe të avancuara të biznesit vendor dhe bën ndërkombëtarizimin e ndërmarrësisë kosovare. Ka shtrirje ne te gjitha rajonet kryesore te Kosoves.Ne baze te ligjit mbi OEK-un, anetaresimi ne OEK eshte vullnetar.

VIZIONI, MISIONI DHE QËLLIMET

Vizioni:
“Me Odën Ekonomike të Kosovës, për një ekonomi të fuqishme në Kosovë”

Misioni:
“Në përputhshmëri me standardet ndërkombëtare dhe praktikat e mira të lehtësojë, lobojë dhe përfaqësojë për një komunitet biznesi konkurrues dhe ekonomi të fuqishme në Kosovë”

Qëllimet:
- Ofrimi i shërbimeve cilësore në bazë të kërkesave të anëtarëve /klientëve;- Rritja e prezencës së OEK-ut në proceset e rëndësishme ekonomike sociale;

- Mbajtja e stabilitetit financiar.

Shkrime Blogu

Ju prezantojmë verzionin e dytë

29 gusht blogimazhi
  Pas sukseseve dhe komenteve pozitive që mori logo.al, ne e pamë të arsyeshme që ta bëjmë një hulumtim të webfaqes se çka duhet të...

Top Kontributorët

195 Pr Solutions www.pr-solutions.com
174 albulena www.trokit.com
159 radle
32 Petrit Shala www.graphsix.com
27 AceDroid commons.wikimedia.org/wiki/user:AceDouble
18 Alban Gerguri www.trokit.com

Sondazh

Brendi me i mire ne industrine e Telekomunikacionit ne Kosove

Duke u ngarkuar...

Kyçja

Informatat e kyçjes nuk janë të sakta!